Mercedes-Benz publikon konceptin e kupesë GLC, që do t’i ketë 367 kuaj fuqi (Foto)

Derisa Mercedes-Benz sapo e ka lansuar konceptin e kupesë së re, mësohet se kjo i ka kaluar të gjitha procedurat dhe ka hyrë në prodhim.

Auto & Tek

25/08/2016 12:50

Megjithatë, nuk është dhënë asnjë konfirmim nga kompania gjermane, nëse lajmi rreth kopesë GLC është i vërtetë, transmeton Telegrafi. E tëra që dihet, është se si do të duket ky automobil sportiv me dy dyer dhe çfarë fuqie do të ketë.

Mercedes Benz publikon konceptin e kupese GLC qe do ti kete 367 kuajfuqi foto 2

Në bazë të fotografive, shohim se kemi të bëjmë me një ‘linjë muskuloze’, pamje të përparme shumë agresive me hapje të mëdha, grill të rrafshët dhe linja shumë të prera.

Kupeja 3.0-litra V6, pritet t’i ketë 367 kuaj fuqi.

Mercedes Benz publikon konceptin e kupese GLC qe do ti kete 367 kuajfuqi foto 3

Makina sportive, që ka nivel të lartë luksi, do të ketë një transmision automatik të nëntë shpejtësive.

Image result for mercedes benz 2016 close up yellow