Mercedes-AMG S63 Coupe i modifikuar (FOTO)

Kompania për modifikimin e makinave G-Power, a bërë të mundur modifikimin e modelit Mercedes-AMG S63 Coupe.

Auto & Tek

08/03/2016 20:33

Ndër risitë e sjella në këtë model është motori 5.5-litër V8 Twin-Turbo tani është përforcuar në 705 kuaj fuqi, që do të thotë se është përforcuar për 120 kuaj fuqi më shumë se modeli standard.

Versioni me sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat, 4MATIC, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,8 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 330 km/h.

Gjithashtu në këtë paketë përfshihen edhe rrotat Hurricane RR prej alumini me diametër prej 21-inç, me çmim prej 7373 euro, me goma të përparme 265/30 R21 dhe të pasme 295/30 R21. /albeu.com/

vossen-merc-s63amg-matte-11 2015-Mercedes-Benz-S63-AMG-4Matic-Coupe-rear-side-view-parked 232227