Mercedes-AMG ka gati modelin me 600 kuajfuqi (Foto)

Versioni Estate i Mercedes-AMG E 63 pritet të dalë në shitje në muajin prill pasi debutimit që do të bëjë në panairin e veturave që u mbajt në Gjenevë.

Auto & Tek

03/02/2017 23:42

E 63 Estate do të prezantohet në Gjenevë në fillim të muajit mars dhe në treg do të dal me versionin 4MATIC+all-wheel-drive. Ky model pritet të ketë edhe versionin “S”.

Mercedesi i ri do të ketë motorin 4.0-litra twin-turbo V8 që në versionin standard do të prodhojë 563 kuajfuqi ndërsa në versionin “S” do të ketë 604 kuajfuqi. Me motorin e ri, E 63 Estate do të jetë më i fuqishëm sesa paraardhësi i tij dhe fal uljes së peshës dhe teknologjisë për deaktivizimin e cilindrave ky model do të jetë më efecient.

Modeli standard shpejtësinë maksimale 250 kmh ndërsa versioni AMG do të ketë 290 kmh.

Çmimi dhe detajet tjera të kësaj veture do të bëhen të ditura gjatë prezantimit në Gjenevë.