Mercedes AMG GT i bashkohet klubit elitë të veturave

Kompania për modifikimin e veturave, RENNtech nuk ishte e kënaqur andaj rriti fuqinë e motorit në 716Kuaj Fuqi.

Auto & Tek

22/02/2016 09:26

Modeli AMG GT i bashkohet klubit elitë të veturave me 700 kuaj fuqi.

Mercedes-AMG GT S by RENNtech

Modeli origjinal i Mercedes-AMG GT vjen me motor V8 4.0-litër me turbo të dyfishtë i cili prodhon 503 kuaj fuqi.

Mercedes-AMG GT S by RENNtech

Kompania për modifikimin e veturave, RENNtech nuk ishte e kënaqur andaj rriti fuqinë e motorit në 716Kuaj Fuqi.

Mercedes-AMG GT S by RENNtech

Për të arritur këtë performancë ata vendosen turbo më të mëdha, modifikuan gypat e shkarkimit të gazrave, sistemin e kontrollit elektronik si dhe filtër ajri me rrjedhje më të lartë.

Mercedes-AMG GT S by RENNtech

Po ashtu, për të përballuar këtë fuqi, këtij modeli ju vendosën edhe amortizatorë të modifikuar.

Mercedes-AMG GT S by RENNtech

Kjo pako e performancës nuk është e lirë, ajo kushton 11,880 dollar, ndërsa amortizatorët 1,980 dollar.