Mercedes A-Class me katër dyer shumë afër (Foto) – Lajmi.net
Mercedes A-Class me katër dyer shumë afër (Foto)
Autori: Lajmi.net AutoAuto & Tek 22:34, 23 April 2018
Modeli i parë A-Class që ka katër dyer, prezantohet zyrtarisht gjatë këtyre ditëve

Beijing Auto Show fillon në fund të javës dhe prodhues nga tërë bota kanë bërë përgatitjet e duhura, që të prezantohen sa më mirë për tregun e madh kinez, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, Mercedes kishte konfirmuar pjesëmarrjen dhe shfaqjen e një Sedani nga A-Class dhe spiunët e automobilave ishin të shpejtë, që ta tregojnë para prezantimit.

E tëra filloi kur disa punonjës, “harruan ta mbulojnë panelin e madh, që duhet të vendoset në njërën nga sallat e panairit”.

Nëse shikoni në hapësirën e targave, shihet shënimi ‘A Class L Sport Sedan’ që na lë të kuptojmë se kemi të bëjmë me një karavan sportiv, që ka hapësirë më të madhe për këmbë dhe ofron më shumë rehati.

I ka të njëjtat drita dhe grillin gjigant, por versioni me katër dyer ka bërë që eksterieri të ngjajë sikur AMG me tavan të pjerrët.

Makina e punuar që të ketë aerodinamikë të lartë, ndërsa trup me shumë pak peshë pritet që të lëvizë me 224 kuajfuqi.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO