Mënyrë e shkëlqyeshme për palosjen e çarçafëve dhe mbulesave (Video)

Çdo herë kur të ndërroni çarçafët humbni kohë duke u munduar për t’i palosur kallëpet e jastëkëve, çarçafët dhe jastëkët.

Lifestyle

13/02/2017 02:36

Mirëpo me këtë truk të thjeshtë të gjitha kompletet do të jenë në një vend, ndërkaq të gjitha bashkë do të duken shumë bukur, transmeton Telegrafi.

E gjitha që ju duhet për ndërrimin e çarçafëve – mbulesat dhe kallëpet e jastëkëve palosni mirë dhe vendosni në kallëpin e jastëkut të të njëjtit komplet.

Kështu do t’i keni të gjitha në një vend, do të jenë në vend të dukshëm dhe të rregullt, ndërkaq edhe ju do të jeni të kënaqur, këshillon Martha Stewart.

Shikojeni videon:

Palosja e mbulesave me llastik

Me rastin e kësaj palosjeje sfida më e madhe do të jetë se si ta palosni mbulesën me llastik. Atë në mënyrë të përsosur do ta palosni ashtu që t’i mbani skajet me llastik dhe sërish t’i kapni me dy duar dhe t’i palosni në dy pjesë.

Paloseni mbulesën në krevat dhe kthejeni nga pjesa e brendshme nga ana e gjatë. Pastaj sërish paloseni sipas gjatësisë.

Do të jetë e palosur mirë dhe do të zërë shumë pak vend.

Ndërrimi i çarçafëve me mbulesë të madhe

Nevojitet që çarçafët t’i ktheni mbrapsht, mbulesën rrafshojeni mirë sipër çarçafit dhe pastaj “mbështillni rrotull” të gjitha bashkë.

Kur të arrini deri te pjesa e hapur në çarçafë të gjithën futeni brenda dhe “rrotullojeni”. /Telegrafi/