Mënyrat si të krijoni më shumë kohë gjatë ditës

Nëse ju jeni duke lejuar që dita të ju shkojë pa e ndier fare, atëherë mendojmë se është momenti i duhur që të ndërmerrni disa hapa të rëndësishëm rreth kësaj gjëje.

Lifestyle

09/04/2014 13:58

Natyrisht që krijimi i kohës së lirë gjatë ditës është shumë e rëndëishme për jetën dhe të ardhmen e njeriut.

1- Largohuni nga interneti

Sa kohë rrini në internet? Sa herë futeni në Facebook? Twitter? Instagram? Nëse po qëndroni në këto rrjete sociale sa për kënaqësi, atëherë jeni duke e humbur kohën e çmuar që ju është dhënë në dispozicion.

Nuk keni nevojë të largoheni tërësisht nga këtu, por kyçja në këto rrjete sociale duhet të jetë e sistemuar. Dy deri në tre herë në ditë nga gjysmë orë qëndrimi në to, mund të jetë një gjë mjaft profitabile për ju.

2- Mos i lëni gjërat për nesër

Ju ndoshta sot keni kohë të lirë dhe keni disa gjëra për të bërë, por pavarësisht kësaj ju i lini për nesër. Kjo nuk është në favor tuajin, pasi e nesërmja mund të jetë më e ngarkuar sesa e keni planifikuar dhe kështu nuk do të keni kohë për asgjë. Punën e sotme kryeje sot dhe kështu do të kesh më shumë kohë të lirë.

3- Organizohuni

Sa kohë humbni duke shikuar televizor? Sa kohë i humbni duke i kërkuar gjërat të cilat ju kanë humbur gjatë mbrëmjes së kaluar? Sa kohë i humbni për gjëra të kota? Natyrisht që ju jeni duke humbur shumë kohë në gjëra të kota. Është koha që ju të bëni një plan ditor dhe të mirëorganizuar. Një gjë e tillë do të ishte dukshëm në favorin tuaj.