Mënyrat për të rritur energjinë pozitive

Nëse jeni të lodhur nga puna apo nuk keni energji për të bërë gjëra të mira, atëherë është koha që të bëni gjëra që ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi.

Lifestyle

07/04/2014 18:50

Uji

Uji është një komponent shumë i rëndësishëm për këtë gjë.

Filloni ditën me një gotë ujë me temperaturë të dhomës. Mos pini ujë shumë të ftohtë, pasi trupi juaj do të lodhet derisa ta rregullojë temperaturën e tij.

Lëvizni më shumë

25 deri 45 minuta ushtrime kardiovaskulare pesë deri në shtatë herë në javë, do të ju ndihmojë që të flini më shpejt dhe më mirë, që do të thotë se do të keni më shumë energji gjatë ditës.

Gjithashtu ju do të merrni energji natyrale gjatë ushtrimeve.

Largohuni nga ekranet

Nëse jeni duke qëndruar para kompjuterit apo televizionit me orë të tëra atëherë ju do t’i digjni sytë tuaj gjithashtu edhe energjinë.

Gjeni një hapësirë në vendin ku punoni dhe merrni energji nga dielli. Pas kësaj bëni disa ushtrime fizike të thjeshta pasi janë shumë të rëndësishme.

Merrni frymë thellë

Merrni frymë shumë thellë dhe këtë vazhdoni ta bëni pesë herë me radhë. Me këtë ju mund të rrisni nivelin e serotonit i cili është hormone i lumturisë.