Mënyrat për të ardhur në formë edhe kur jeni të zënë, pa stërvitje dhe dieta

Të qëndruarit në formë kërkon jo vetëm vullnet, por edhe kohë.

Lifestyle

22/06/2017 23:22

Duket thuajse e pamundur të mbani një regjim të rregullt ushqimor e të mos bëni zgjedhje të gabuara nëse jeni mbi 10 orë jashtë.

Megjithatë nëse ndiqni në mënyrë rigoroze disa nga këshillat e mëposhtme, e sigurtë që do të vini në formë shumë më shpejtë nga se keni menduar dhe në mungesë të stërvitjes apo dietave.

1. Ushqimet e shëndetshme mbi zgjedhjet e shpejta
Nuk ju kushton asgjë të paketoni në mëngjes të oaktën një vakt të shëndetshëm që ta konsumoni gjatë kohës që jeni jashtë. Në çantë mund të merrni dhe dt fruta dhe fruta të thata pë të qëndruar larg çokollatave dhe biskotave.

2. Sigurohuni që dieta juaj të jetë e pasur me të gjitha vlerat ushqyese

Mund të hani gjatë gjithë ditës, por kjo nuk do të thotë që ju i keni siguruar trupit të gjitha vlerat ushqyese për të cilat ka nevojë !

3. Ecni të paktën 20-30 minuta çdo ditë
Të paktën një punë në ditë mund ta mbaroni duke ecur dhe jo duke marrë makinën, taksinë apo transportin urban.

4. Hidratohuni
Mos harroni asnjëherë të pini ujë !

5. Mungesa e gjumit do të çekuilibrojë hormonet e oreksit ndaj bëni mirë t’i bëni të plota orët e gjumit nëse nuk dëshironi të shtoni në peshë në mënyrë të fshehtë.

6. Eliminoni pijet energjike.
Kafeina dhe pijet energjike mund t’ju bëjnë punë vetëm për disa orë pasi i keni konsumuar, por më pas mund të ndërhyjnë negativisht në regjimin tuaj të gjumit.

7. Çlirohuni prej stresit.
Bëni yoga, lexoni një libër të mirë ose nxirrni qenin shëtitje. Çfarëdo që ju bën të ndiheni mirë. /Lajmi.net/