Mënyra si ta lini duhanin

Duhanpirësit duhet të inkurajohen të përdorin pajisjen E- cigare, e cila iu ndihmon për ta lënë atë.

Lifestyle

28/04/2016 11:20

Kolegji Mbretëror i Mjekëve i Mbretërisë së Bashkuar thotë se studimet kanë treguar se E-cigaret janë metoda më e sigurt për ata që janë të vendosur ta lënë duhanin.

Ato mund të ndikojnë edhe në përmirësimin e jetës së miliona njerëzve, sipas një raporti të ri.

Sipas këtij studimi, thashethemet se E – cigaret janë të dëmshme nuk vlejnë.

Kohëve të fundit, është rritur në mënyrë të vazhdueshme shitja e tyre, që nga viti 2007,kur dolën në shitje për herë të parë në Britani të Madhe.

Që nga viti 2012, E-cigaret kanë zëvendësuar çamçakëzët, për t’u bërë zgjedhja më e popullarizuar për të ndërprerë duhanin në Angli.

Kolegji Mbretëror i Mjekëve thotë se duhanpirësit që përdorin e-cigare apo medikamente të përshkruara, me mbështetjen e mjekun e tyre, kanë më shumë gjasa për të lënë përgjithmonë.