Mënyra se si të keni një frymëmarrje të freskët gjatë gjithë kohës

Të kesh një frymëmarrje të freskët dhe me erë të mirë është më e lehtë se sa mendoni. Ndiqni më poshtë këshillat të cilat ju tregojnë saktësisht se çfarë duhet të bëni.

Lifestyle

06/07/2015 11:20

1. Hani ushqime të ekuilibruara me yndyrna dhe proteina
Ushqimet e ngopura krijojnë ketonet, një efekt anësor i yndyrës që mblidhet në barkun tuaj dhe fermentohet; era e ketoneve më pas kthehet në ezofagun tuaj dhe qëndron në gjuhë. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të hani ushqime të shëndetshme të tilla si brokol, karota, patate të ëmbla dhe fruta të freskëta, të cilat mund të balancojnë yndyrnat dhe të promovojnë një frymëmarrje më të mirë.

2. Mos harroni të hani perime
Perimet nxisin një mjedis më alkalin, kështu që acidi që shkakton frymëmarrjen e keqe në trupin tuaj hidhet jashtë, transmeton Lajmi.net.

3. Hani më shumë molla
Cilësia e fortë e mollëve, selinos, karotave etj., mund të largojnë ushqimin e mbetur në mes të dhëmbëve tuaj dhe bakteret që ulen mbi to, duke krijuar kështu një ndjenjë ‘të ëmbël’ kur drejtoni gjuhën mbi dhëmbë. Këto lloje të ushqimeve veprojnë si një furçë dhëmbësh natyrore.

4. Pini më shumë ujë gjatë ditës
H20 lubrifikohet në gojën tuaj, duke mbajtur bakteret larg, dhe gjithashtu mban funksionimin e trupit normal. Pijet sportive në shishe, sodat dhe çaji i ftohtë ruhen me acid citrik, të cilët jo vetëm që kontribuojnë në frymëmarrje të keqe, por gjithashtu mund të dëmtojnë edhe smaltin e dhëmbit tuaj. Pijet me sheqer (Soda) janë edhe më acidike kur është fjala për shëndetin e dhëmbëve, transmeton Lajmi.net.

5. Pini më shumë lëngje të gjelbra dhe më pak kafe.
Lëngjet e gjelbra përmbajnë nivele më të ulëta të acidit, ndërsa kafeja përmban sasi të larta, të cilat mund të çojnë në frymëmarrje të keqe. Dhe mbajtja e trupit në një nivel alkalin dhe jo në një nivel acid, do ta bëjë të funksionojë më mirë në përgjithësi.

6. Përtypni gjethe të freskëta të majdanozit
Nëse dëshironi që ta freskoni frymëmarrjen në mënyrë natyrale, atëherë futni këto gjethe në ndonjë qese sandviçi. Majdanozi do të ndihmojë në freskimin e frymëmarrjes tuaj, pasi që ai punon kundër krijimit të komponimeve të paqëndrueshme të squfurit apo erës së keqe të gojës.

7. Merrni probiotikë
Probiotikët ju japin enzimat e duhura që ju duhen për të hequr ushqimin nga dhëmbët dhe për të ulur fermentimin e tij në stomak. Ata ju ndihmojnë që të merrni të gjithë ushqyesit nga ushqimi juaj gjithashtu.

8. Pastroni dhëmbët çdo ditë
Sigurisht, pastrimi i dhëmbëve është një hap i rëndësishëm. Duke i pastruar dhëmbët, ju largoni pllakat dhe bakteret në dhëmbët tuaj. Nëse nuk i pastroni rregullisht, ushqimi në mes të dhëmbëve tuaj do të jetë ushqim për bakteret, dhe sa më shumë ushqim që i jepni baktereve, aq më shumë bakteret do të lëshojnë acide kundërmuese që shkaktojnë frymëmarrje të keqe, transmeton Lajmi.net.

9. Pastroni gjuhën
Bakteret qëndrojnë në gjuhë, dhe më pas lirojnë një efekt anësor që shkaktojnë një erë të keqe të gojës. Kur përdorni një furçë për të pastruar dhëmbët, sigurohuni që me të e pastroni edhe gjuhën, për të hequr bakteret nga aty.

10. Qëndroni larg cigareve
Pirja e duhanit jo vetëm që thanë gojën dhe indet e trupit, por nikotina bllokon edhe enët e gjakut duke bërë që ju të mos keni pështymë të shëndetshme. Kjo prishë procesin normal të funksionimit të gojës dhe çon në erë të keqe. Për të shmangur këtë që të ndodhë, ju duhet të ndaloni pirjen e duhanit apo të mos e filloni kurrë pirjen.

11. Vizitoni dentistin rregullisht
Sidomos në qoftë se frymëmarrja juaj mban erë të keqe dhe kjo nuk largohet edhe pasi keni provuar metodat e mësipërme, për shkak që mund të ketë një problem më serioz.