Mënyra se si flini, zbulon shumëçka për ju

Pozita në të cilën flini mund të tregoj shumë për karakterin dhe personalitetin.

Lifestyle

26/07/2016 08:28

Kjo është lista e pesë pozicioneve më të zakonshme të gjumit, si dhe përshkrimi se çfarë do të thonë ato.

Pozita e gërhitjes

Gratë të cilat flenë të shtrira në shpinë, zakonisht kanë probleme me gërhitjen dhe sigurisht që kanë partner i cili kalon shumë net pa gjumë.

Kjo padyshim që reflekton në shëndetin dhe disponimin tuaj.

Pozita e anijes

Gratë të cilat flenë si në fotografinë e dytë, pozitë e cila njihet si pozitë e shtrirjes në anije të drurit, janë të qeta dhe tejet të rezervuara.

Ato besohet se kanë vetëbesim të madh dhe shpeshherë dinë të jenë edhe arrogante.

Pozita e rënies së lirë

Gratë të cilat flenë të shtrira në stomak me duart poshtë jastëkut, janë gra që preferojnë të dalin, janë të shoqërueshme dhe tejet të ndjeshme.

Pozita e këmbëve anash

Nëse flini në këtë mënyrë, padyshim që jeni zemërgjerë, shoqërore dhe person tejet i besueshëm.