Mënyra se si bëni dorën grusht tregon diçka për personalitetin tuaj

Nëse jeni të interesuar të kuptoni më më shumë rreth personalitetit tuaj të jashtëm dhe të brendshëm, bëni dorën grusht dhe shikoni se si e mbani atë.

Fun

13/11/2018 18:18

Pra, le të zbulojë dora juaj personalitetin tuaj, ashtu siç pohojnë edhe psikologët, transmeton lajmi.net.

1. E para

Personaliteti i jashtëm

Nëse mbani grushtin tuaj si në figurën A, atëherë ju jeni të ndjeshëm, të pasigurt, të dhembshur, keni një imagjinatë të fortë dhe ju pëlqen t’u ndihmoni njerëzve të tjerë.

Personaliteti i brendshëm

Ju dëshironi të ndiheni të mbrojtur, të jeni të famshëm, të pranuar dhe të trajtoheni sinqerisht.

2. E dyta

Personaliteti i jashtëm

Nëse mbani grushtin si në figurën B, atëherë ju jeni të talentuar, karizmatik dhe në gjendje të bëni miq kudo. Gjithashtu jeni inteligjent, të zellshëm, të përkushtuar, fleksibël, të vëmendshëm, të sigurt, bujar dhe tërheqës/e.

Personaliteti i brendshëm

Keni një zemër të brishtë, pritshmëri të mëdha, doni shumë gjëra, por keni frikë të lëndoheni. Gjithashtu, keni frikë nga humbja dhe keni nevojë për dikë që t’ju inkurajojë.

3. E treta

Personaliteti i jashtëm

Nëse mbani grushtin si në figurën C, atëherë ju jeni të mprehtë, emocional, të shkathët, praktik, të zhytur në mendime, të mirë në formulimin e fjalëve, kreativ/e dhe vigjilent/e.

Personaliteti i Brendshëm

Ju tentoni të qëndroni të heshtur, por më përpara do të sakrifikonit për të parandaluar të lëndohet dikush. E gjitha që ju duhet është që dikush t’iu kuptojë, gjë që nuk është e vështirë të bëhet./Lajmi.net/