Mënyra për të rritur vetëbesimin

Ka disa mënyra se si mund të rritet vetëbesimi në raste të ndryshme. Në rritjen e vetëbesimit ndikon edhe aktiviteti fizik, por edhe mënyra se si ushqehesh.

Fun

18/05/2016 13:55

Fshehtësi në qëllimet personale

Mbani qëllimet e fshehta derisa t’i arrini ato, sepse nëse i tregoni, truri automatikisht do të të bëj presion për t’i realizuar ato. Mendja ka nevojë të fokusohet dhe kur qëllimet mbesin sekrete, nuk do të keni brenga se çfarë të tjerët mendojnë për ju. Ndaj qëllimi duhet arritur fillimisht e më pas të ndahet me të tjerë.

Mashtrojeni trurin

Edhe kur nuk keni mjaftueshëm vetëbesim, thoni vetës se keni vetëbesim. Përsëriteni këtë, sepse kjo e mashtron trurin ta besoj këtë vërtetë, dhe tjerët do të mendojnë se jeni person me vetëbesim.

Mbajeni vijën e trupit

Ushtrimet e rregullta dhe ushqimi i shëndetshëm do ta mbajnë mendjen dhe trupin tuaj aktiv. Kur ju e mbani vijën e trupit, automatikisht do të keni nivel më të ngritur të vetëbesimit.

Gjuha e trupit

Mënyra e të qëndruarit tregon shumë për vetëbesimin para tjerëve, ndaj është mirë që të kujdeseni për të. Pra, qëndroni drejt kur flisni me dikë, mos i mbani duart kryq dhe buzëqeshni shpesh.