Mënyra natyrale si të trajtoni aftet dhe plagët e hapura në mukozën e brendshme të gojës

Plagët e krijuara në pjesën e brendshme të gojës, njohur ndryshe si afte më shumë se të rrezikshme apo shqetësuese për shëndetin janë tejet të dhimbshme.

Lifestyle

03/10/2017 20:16

Ndonëse nuk ka ndonjë shkak specific qe fshihet pas afteve është mungesa e vitaminave esenciale, sidomos B12, zinkut, folatit dhe hekurit ajo që përkeqëson gjendjen e tyre ose nuk i lë që të shërohen.

Këto plagë nuk kanë nevojë për ndonjë kurë të specializuar, ndaj më poshtë do të rendisim metodat natyrale që do të qetësojnë këto plagë dhe do t’i kurojnë brenda një kohe të shkurtër.

1. Qumësht kokosit – Beni 3-4 herë në ditë gargar me qumësht kokosi pasi vetite antibakteriale te ketij produkti do te parandalojne perkeqesimin e plages se hapur.

2 . Gjethe borziloku . Përtypni disa gjethe borziloku me pak ujë disa herë në ditë dhe do të shihni se sa shpejtë do të shërohen aftet.

3. Koriander- Zieni disa gjethe koriandër me pak ujë dhe pasi të jetë ftohur përdoreni ujin për gargarë disa herë në ditë.

4. Vaji i pemës së çajit është i njohur gjithashtu për vetite e tij antiinflamatore dhe antibakteriale dhe nëse lyeni plagën me dy pika nga ky vaj plaga do të shërohet brenda një kohe të shkurtër

5. Mjaltë dhe vaj kokosi – Përzieni në masë të barabartë vajin e kokosit me mjaltë dhe lyeni pjesën e mukozës së gojës që ju dhemb. Kjo masë do të qetësojë lëkurën e acaruar dhe do të parandalojë inflamacionin. /Lajmi.net/