Mënyra natyrale për ta mposhtur ankthin
Jeni të shqetësuar apo të brengosur për shëndetin, punën, familjen, dashurinë?
Lifestyle
Çaj kamomili: Nëse keni një moment nervozimi, një filxhan çaji kamomil mund t’ju ndihmojë të qetësoheni. Disa komponime në kamomil (Matricaria Recutita) japin të njëjtat efekte tek receptorët e trurit si valiumi apo droga të tjera qetësuese.
Gjithashtu mund të merrni atë si shtojcë, të standardizuar në mënyrë tipike të përmbajë 1.2% apigenin (një përbërës aktiv), së bashku me lule të thata kamomili. Në një studim në Universitetin e Pensilvanisë, në Filadelfia, pacientët me çrregullim ankthi që morën kamomil për tetë javë kanë pasur një rënie të konsiderueshme të simptomave të ankthit, krahasuar me pacientët që nuk e kanë marrë.
Çaj jeshil, Ltheanine: mjekët thonë se murgjit budistë japonezë mund të meditonin për orë të tëra, si dhe ishin tepër vigjilent e të relaksuar dhe sekreti ishte çaji jeshil.
Një arsye mund të ketë qenë një amino acid që ndodhet në çajin e gjelbër, i quajtur Ltheanine, thotë Mark Blumenthal, i Këshillit Amerikan Botanik. Hulumtimet tregojnë se Ltheanine ndihmon për të frenuar problemet e zemrës dhe të gjakut si dhe rritjen e presionit. Disa studime të tjera tregojnë se çaji jeshil redukton ankthin.