Mënyra më e mirë për të përshpejtuar rritjen e flokëve

Ata që kanë aplikuar këtë metodë pohojnë se kanë pasur rezultat pas një muaji…

Lifestyle

20/01/2016 01:29

Flokët e shëndetshme dhe me shkëlqim janë diçka që secila femër e dëshiron. Nëse dëshironi flokë të drejta, të dendura, të gjata dhe me shkëlqim, kemi një kurën e duhur për këtë.

Metoda me qepë është shumë efektive dhe nuk ka efekte anësore, thonë dermatologët.

Qepa është e mrekullueshme sepse është e pasur me squfur, i cili stimulon prodhimin e kolagjenit – gjë që ndikon shumë në rritjen e flokëve. Ata që e aplikojnë këtë metodë pohojnë se mund t’i vërejnë rezultatet pas një muaji.

Receta: copëtoni në rende 2 deri 4 qepë dhe shtrydhni lëngun e tyre. Bëni masazh kokës me lëngun e qepës dhe lëreni që të veprojë rreth 15 minuta. Ju mund ta leni edhe deri në një orë, nëse nuk e keni me nxitim për të dalë ndokund.

Pas këtij trajtimi, shpëlani flokët sikur rregullisht dhe mos harroni të aplikoni edhe kondicioner. Kjo metodë është e nevojshme që të aplikohet dy herë në muaj./femra.net/