Mënyra më e mirë për të larguar parazitët nga koka

Çdo prind trembet dhe shqetësohet për pjesën e parazitëve të kokës sepse këta të fundit janë shumë të vështirë për t’u larguar dhe eliminuar nga koka.

Lifestyle

06/02/2018 08:47

Këto parazitë janë pa krah dhe janë në formën e insekteve të vogla të cilat ushqehen me gjakun e njerëzve dhe mbi të gjitha janë ngjitëse.

Shumica e fëmijëve i marrin ato në shkollë dhe për pasojë se jetojnë në një mjedis të përbashkët i marrin dhe prindërit gjithashtu. Parazitët e kokës nuk janë të rrezikshme por mund ta inflamojnë skalpin e kokës si dhe mund të shkaktojnë infeksione.

Nëse keni provuar shumë shampo dhe mjekime për t’i hequr qafe njëherë e mirë dhe nuk ju ka dhënë rezultat, atëherë më poshtë do ju vendosim recetën për largimin e parazitëve në kushtet e shtëpisë suaj.

Përbërësit:

Krehër për parazitë
Uthull e bardhë
Shplarës goje (Listerinë)
Qese dushi
Peshqirë
Si duhet të veproni:

Fillimisht lajeni kokën me shplarësin e gojës, flokët duhet të jenë kompletësisht të lagur. Merrni një qese dushi dhe mbështillni në të flokët dhe mbajeni për 60 minuta. Më pas largojeni qesen dhe laheni kokën me uthull. Përsëri mbështillini folët me qese. Me krëhërin që është posaçërisht për parazitët ( dallohet sepse i ka majat shumë të ngjeshura) filloni të krihni flokët.