Mënyra më efektive për t’u dobësuar

Sipas një studimi më të ri, peshimi çdo ditë është mënyra më efektive për të rënë në peshë.

Lifestyle

10/10/2016 09:26

Në listën më poshtë ju njohim me disa truke të cilat do jua bëjnë më të lëhtë mbajtjen e dietës dhe humbjen në peshë.

1.Gjatë dietës peshohuni çdo ditë sepse kjo do të ju motivojë më shumë.

2. Mos shikimi i emisioneve të gatimit është truku i dytë për t’u dobësuar.

3. Përdorimi i pjatave të vogla është në vend të tretë.

4. Ndërsa truku i katërt është të bëni selfie nudo çdo tre ditë për të parë rezultatet e rënies në peshë, duke qenë se vizualizimi është motivuesi më i mirë për të mbajtur dietë.

5. Hedhja e librave të gatimit ishte mënyra e pestë më e zgjedhur nga të anketuarit, pasi, sipas tyre, këto libra bëjnë që të konsumojmë ushqime me shumë kalori.

6. Mos bëni pazar çdo javë është në vend të gjashtë – nëse keni shumë ushqime në shtëpi, ju prireni të hani më shumë.

7. Në vend të shtatë është që të sigurohuni që partneri/ja ose një shok i ngushtë të mbajë dietë me ju, pasi presioni nga shoku është një motivim i mirë për t’u dobësuar.

8. Eliminimi i sirtarëve ose rafteve ku mbani patatina është në vend të tetë.

9. Ulja e konsumimit të alkoolit renditet në vend të nëntë.

10. Ndërsa mënyra e 10 më e zgjedhur është fjetja herët.

Këto rezultate kanë ardhur nga një sondazh i kryer nga kompania e dietave, Forza Supplements, ku u përfshinë 1000 persona që mbanin dietë.

Të anketuarit duhet të zgjidhnin, nga një listë me 50 këshilla për të rënë në peshë, 10 mënyrat që ata i mendonin si më të mira./Albeu