Mënyra e shpejtë dhe e lehtë për të mësuar nëse keni dhëmbë të shëndetshëm

A mund të identifikoni se sa të shëndetshëm janë dhëmbët, nëse do t'iu kërkohej? Një higjieniste orale ka treguar këshilla për ta zbuluar atë në shtëpinë tuaj.

Lifestyle

03/02/2019 21:52

Një higjieniste orale ka zbuluar se si dentistët mund të zbulojnë me lehtësi se cili nga pacientët e tyre po kujdeset për dhëmbët e tyre dhe cilët jo, transmeton lajmi.net.

Dhe, kjo nuk kërkon të kryhet një ekzaminim të hollësishëm për të gjetur përgjigjen, ata vetëm duhet t’i hedhin një shikim brenda gojës.

Boitumelo Koopedi, i cili ka studiuar stomatologji dhe higjienë dentare në Universitetin e Pretoria në Afrikën e Jugut, ka zbuluar mënyrën e thjeshtë për të zbuluar nëse dhëmbët janë të shëndetshëm, pa ndonjë vizitë dentisti.

Në një postim në ‘Quora’, Boitumelo shpjegoi se para se njerëzit të vizitojnë dentistin, shumë prej tyre që nuk pastrojnë rregullisht dhëmbët dhe përpiqen ta fshehin këtë, duke i pastruar ata menjëherë para vizitës.

Megjithatë ajo tha se kjo ndihmon fare për të eliminuar dëmin që tashmë është bërë.

Mënyra se si mund të zbulojnë dentistët nëse po kujdeseni për dhëmbët nuk është duke shikuar gjithmonë dhëmbët – por në vend të kësaj, ata kontrollojnë mishrat e dhëmbëve.

“Nëse pastroni dhëmbët siç duhet për të ndërprerë formimin e pllakave, mishrat e dhëmbëve do të kenë një ngjyrë të çelë në kryqëzimin ku dhëmbët takohen, gjë që është shenjë e mirë për shëndetin oral”, shkroi ajo në postim.

Ndërkohë, ajo në këtë postim ka bashkëngjitur edhe një fotografi se si dhëmbët e shëndetshëm duken. /Lajmi.net/