Mënyra e re për humbje në peshë, rezulton 100% e suksesshme – Lajmi.net
Mënyra e re për humbje në peshë, rezulton 100% e suksesshme
Autori: Lajmi.net FitLifestyle 9:29, 27 March 2018
Procesi i humbjes së peshës është shumë i vështirë për shumicën e njerëzve.

Në fakt, rreth 95 % e njerëzve e nisin dietën pa ndihmën e një eksperti dhe kjo i bën të dështojnë.

Megjithatë shkencëtarët kanë zbuluar një tjetër mënyrë se si të bien në peshë e cila rezulton të jetë 100% efektive dhe nuk do sjelle mund, shkruna intv.al

Sipas studiueseve të Universitetit të Emory nëse bëhet ngrirja e nervave përgjegjës për urinë njerëzit do hanë më pak.

Gjatë realizimeve të eksperimenteve ngrirja e nervave rezultoi i suksesshëm në 100% të pacientëve.

Studiuesit shpjegojnë se kur pacientët u pyetën se si ju kishte ndryshuar oreksi përgjatë 30 ditëve të parë 60 dhe më pas 90 ditëve pas nisjes së procedurës, çdo pacient shprehej se ndihej më pak i uritur.

Tre muaj pas ngrirjes së nervave, të gjithë pacientëve përveç një personi, kishin humbur kilogram.

Udhëheqësi i studimit David Prologo sqaron se kjo teknikë nuk ka asnjë efekt anësorë në trupin e pacientëve, shkruan intv.al

Sipas tij zbulimi i kësaj teknike do ulë numrin e personave obezë dhe të shmang shumë sëmundje që vijnë si pasojë e peshës së madhe.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO