Mënyra e pazakontë sesi ky pilot hipë në aeroplan

Një pilot u kap duke u përpjekur të ngjitej përmes dritares së një avioni pasi harroi çelësat që hapin derën e pilotit.

Fun

17/01/2019 15:30

Incizimi i incidentit, i cili u zhvillua në terminalin e dytë në aeroportin e Heathrow, tregon pilotin duke u përpjekur të manovrojë trupin e tij në mënyrë të rrezikshme në dritaren e vogël, transmeton lajmi.net.

Piloti, i cili nuk është identifikuar ende, mund të shihet me një këmbë në kabinën e pilotit ndërsa përpiqet të balancojë veten.

Videoja, e cila tashmë është parë më shumë se 12.000 herë, tronditi dhe argëtoi përdoruesit në rrjetet sociale. /Lajmi.net/