Mënyra më e çuditshme për ta shmangur bllokimin në trafik

Gjithmonë është mirë nëse arrini që ta evitoni bllokimin në trafik, por jo siç ka bërë kjo grua.

Fun

27/07/2016 03:54

Ajo u përpoq t’i habisë policët e trafikut, duke krijuar një pasagjer nga rrobat dhe duke i vendosur një kapelë në kokë, në sediljen anash në mënyrë që ajo do të mund të përdorte korsinë e transportit të përbashkët, përcjell lajmi.net

Por, policia e ka vërejtur trikun e 24 vjeçares dhe i ka dhënë një gjobë.

Por, ky nuk është rasti i parë i këtij lloji, të tilla kanë ndodhur edhe më herët, kur shoferët kanë “krijuar” pasagjer që t’i shmangen kaosit që krijohet në komunikacion.