Menu për iftar

Përzgjedhja e recetave është bërë nga dietologë dhe kuzhinier mjaft të aftë.

Lifestyle

25/05/2018 14:36

Ato janë të bollshme dhe të mjaftueshme për personat të cilët përvec një rëgjimi shpirtëror do mbajnë dhe rregjim fizik përgjatë këtij Muaji të Shenjtë. Me shpresën se recetat e sjella do pëlqehen nga ju më poshtë do ju prezantojmë pjata me shije të veçanta, kryesisht aziatike.

Menuja e për iftar në Ramazan përbëhet nga 4 pjata:

Supë me qofte

Pulë me perime furre

Sallatë “Babaganush”

Ëmbëlsirë “Kurora e Princeshës”

Supë me qofte

Përbërësit:

150 gr mish i grirë

4 gota me ujë të nxehtë

1 kokërr qepë e vogël

2 lugë gjelle miell

4 lugë gjelle kos

1 e verdhë vezë

Kripë

Për siprinën:

1 lugë gjelle gjalpë

1 lugë caji nenexhik i tharë

Përgatitja:

Në një enë vendosni mishin e grirë, qepën e kaluar më par në rende, kripën, dhe piperin. Të gjitha këto  përziejini mirë derisa të krijohet një mase kompakte.

Nga ana tjetër në një tenxhere të thellë hidhni ujin e nxehtë dhe lijeni derisa të valojë. Më pas qoftet e ndara në toptha  i hedhim në tenxhere. Ziejini përreth 10 minuta.

Për kremin e supës; në një enë hidhni miellin, kosin dhe vezën. Pasi i këni përzier mirë, shtoni një gotë nga lengu i supës që po zien. Kështu përbërësit do jenë tretur njëtrajtësisht dhe është gati të hidhet në tenxhere për të trashur lëngun e supës.

Sipër supës shtoni erëzat e skuqura me vajin e ullirit

Pulë me perime furre

Përbërësit:

6 kofshë pule

3 patate të mesme

1 karrotë

1 qepë mesatare

1 gotë uji bizele gjysëm të gatshme

Për salcën:

1 lugë gjelle salcë domatesh

1 gotë çaji vaj ulliri

1 lugë çaji piper i zi

1 lugë çaji kerri

1 lugë çaji spec djegës

1 lugë çaji kripë

1 lugë çaji rigon

Përgatitja:

Pasi i keni larë mirë kofshët e pulës, me thikë bëni disa prerje vertikale të cilat do ndihmojnë në marinimin sa më eficent të tyre.

Nga ana tjetër në një enë hidhni salcën e domateve, vajin e ullirit, qepën e grirë për së gjati, kripën dhe gjithë erëzat e lartpërmendura. Në këtë enë zhysni kofshët e pulës dhe lërini të marinohen përreth 1 orë.

Perimet e tjera pasi i keni pastruar mirë pritini në formë gjatësore. Ndërsa karrotat në formë rrethore.

Kofshët e pulës pasi janë marinuar i shtroni në tepsi. Në salcën që ka mbetur hedhim patatet dhe karrotat. Në vendet bosh në tëpsi hidhni këto të fundit dhe më pas sipër i shtoni një gotë ujë. Sipër tepsisë vendosni letër furre, dhe sipër letrës së furrës letër alumini. Pjekja do bëhët në këtë mënyrë përreth 1 orë e gjysëm me 190 gradë. Më pas hiqni letrat e furrës dhe shtoni bizelet. Futeni në furrë dhe për 10-15 minuta të tjera që të marrin ngjyrë perimet.

Sallatë “Babagannush”

Përbërësit:

½ kavanoz të gatshëm me payellxhanë zgare

1 spec i kuq i pjekur

2 speca jeshil të pjekur

1 qepë e mesme

1 thelb hudhër

1 domate

2 duar majdanoz

½ lugë salcë speci

4 lugë gjelle vaj ulliri

3 lugë gjelle lëng limoni

Kripë

Përgatitja:

Shënim:Nëse nuk doni të përdorni perime të gatshme atëherë mund t’i përgatisni vetë. Mjafton t’i vini përimet në zgarë ose furrë. Pasi i këni pjekur i hiqni lëkurën dhe i prisni imët.

Nga ana tjetër në një enë duhet të grini imët qepën. Në një tigan ngrohni vajin e ullirit dhe shtoni qepën. Kaurdiseni përreth 1-2 minuta.

Më pas i shtoni salcën e specit dhe e kaurdisni përsëri.

Në një enë servirjeje shtojmë perimet e zgarës, sipër i shtoni salcën e përgatitur, majdanozin e grirë  dhe domaten e grirë imët. Më pas shtojmë dhe hudhrën e kaluar në rende, kripën, 4 lugë vaj ulliri, si dhe lëngun e limonit. Pasi i përzieni mirë i keni gati për servirje.

Ëmbëlsirë “Kurora e Princeshës”

Përbërësit:

2 gota uji lëng vishnje

1 pako puding me vanilje

Për shtresën e bardhë:

2,5 gota uji qumësht

6 lugë gjelle miell bollguri

1 pako vanilje

1 gotë çaji arrë kokosi

Për shtresën kafe:

2 gota uji qumësht

5 lugë gjelle miell bollguri

1 lugë gjelle  kakao

3 copa çokollatë fondente

Përgatitja:

Shtresa e kuqe: Në një tenxhere të thellë hidhni lëngun e vishnjes. Më pas i shtoni pudingun dhe e përzieni derisa të trashet.

Ju mund të përdorni kallëp të thjeshtë silikoni për kek.

Pasi keni njomur kallëpin e silikonit lëreni të kullojë uji ( jo ta thani totalisht). Pasi është vakur, shtresën e kuqe, pra pudingun me vishnje hidheni në këtë kallëp dhe vendoseni në ngrirje.

Shtresa e mesme: Në një tenxhere hidhni qumështin, miellin e bollgurit dhe sheqerin. Përzieni derisa të përftoni një masë kompakte. Pasi e keni hequr nga soba shtoni vaniljen dhe arrën e kokosit.

Më pas hidhni këtë përbërje mbi shtrësen me vishnje e cila tashmë është e ngrirë.

Shtresa kafe: në një tenxhere hidhni qumështin, 5 lugë miëll bollguri, kakaon dhe sheqerin. Lërini në zjarr derisa të arrihet një mase kompakte. Para se të trashet totalisht shtoni copat e cokollatës. Këtë përzierje hidhëni në kallëpin e silikonit dhe kështu keni arritur të krijoni 3 shtresa me shije të ndryshme.

Lëreni në frigorifer për 5-6 orë. Më pas e ktheni kallëpin (formën) mbrapsht dhe do shihni një ylber ngjyrash.

Ju bëftë mirë!

©Frekuenca.com