Menopauza zgjatë deri në 14 vite, thonë hulumtuesit

Hulumtuesit gjetën se tek disa gra menopauza kishte zgjatur deri në 7 vite, por tek disa të tjera mund të zgjasë deri në 14 vite.

Lifestyle

18/02/2015 12:50

Femrat të cilat hynë në menopauzë mund të vuajnë nga ky proces deri në 14 vite, paralajmërojnë hulumtuesit.

Ata gjetën se gjysma e grave në studim kishin simptoma të pakëndshme dhe shpesh shqetësuese për më shumë se 7 vite mesatarisht.

Ekspertë nga SHBA thanë se duhen më shumë përpjekje për të gjetur mënyra të reja për të ndihmuar gratë në menopauzë, pasi që HRT rekomandohet aktualisht për pesë vite përdorim maksimal, transmeton Lajmi.net.

Nancy Avis, një profesoreshë e shkencave sociale dhe shëndetit në Qendrën Mjekësore Wake Forest, Karolinë të Veriut, dhe autore kryesore e studimit, tha se mjekët duhet t’i këshillojnë gratë që simptomat e tilla si djersitja e madhe gjatë natës mund të zgjasë më tepër se që është menduar.

“Kohëzgjatja prej 7.4 viteve thekson kufizimet e udhëzimit të rekomanduar të terapive afatshkurtër për hormone dhe thekson nevojën për të identifikuar terapi të sigurta afatgjate për trajtimin e simptomave”, tha ajo.

Në Britani të Madhe, mosha mesatare e menopauzës është 51 vjeç, kur periudhat ndalen dhe nivelet e hormonit estrogjen bien.

Gjysma e grave në studim ishin prekur për më pak se 7 vite, por gjysma kishin simptoma më të gjata – disa të paktën deri në 14 vite, raportuan shkencëtarët, transmeton Lajmi.net.

Djersitja natën që ndodhë në kohën e gjumit, prishë gjumin dhe shkakton lodhje dhe stres. Studimet kanë gjetur se gratë me simptoma të nxehtësisë gjithashtu përballen me rritje të problemeve kardiovaskulare dhe kockave.