Menjëherë pas “Grammyt’ Alicia Keys publikon këngën e re “Raise a Man”

Alicia Keys i ka befasuar fansat e saj pasi menjëherë pas ceremonisë së "Grammy" e ka publikuar këngën e saj të re.

ShowBiz

11/02/2019 21:06

Këngëtarja Alicia Keys e ka publikuar këngën e re me titull “Raise a Man”, shkruan lajmi.net.

Në këtë këngë amerikanja flet për meshkujt e mirë ku thotë se të tillë duhet të ketë më shumë. Ajo këndon për një mashkull për të cilin ndihet sërish e pafajshme dhe e veçantë.

Ky projekt muzikor u erdhi në befasi fansave pasi Alicia nuk ka publikuar këngë të re që nga viti 2016.

Keys ka qenë udhëheqëse e edicionit të 61-të të ”Grammy Awards’, ceremoni kjo në të cilët ka fituar plot 15 herë gjatë karrierës./Lajmi.net/

YouTube player