Mënjanoni shenjat e para të intolerancës ndaj laktozës

Qumështi është një nga ato ushqimet, të cilat gjenden në listën e zezë ushqyese, pjesërisht, për shkak të intolerancës ndaj laktozës, nga e cila sot vuan një numër i madh i njerëzve.

Lifestyle

30/03/2017 02:20

Bëhet fjalë për tretjen e vështirësuar të produkteve të qumështit, tek e cila vjen për shkak se në zorrën e hollë tretet shumë pak enzimë laktozë.

Në vazhdim ju sjellim katër simptomat e intolerancës ndaj laktozës, të cilat mund të jenë orientuese për më tutje. Mos ia caktoni vetes diagnozën, por konsultohuni me mjekun tuaj, transmeton Koha.net. Hulumtimet e detajuara do t’i konfirmojnë ose hedhin poshtë dyshimet tuaja. Nëse jeni intolerantë ndaj laktozës, me rregullimin e dietës do ta përmirësoni cilësinë e jetesës suaj.

Simptomat e intolerancës ndaj laktozës përfshijnë:

1. Fryrje – shfaqet brenda 30 minutave deri në dy orë pas konsumimit të produkteve të qumështit

2. Diarreja – tek ajo vjen për shkak të ujit të tepërt në zorrën e hollë, i cili krijohet sepse trupi përpiqet ta mënjanojë laktozën e patretur

3. Spazma

4. Të përziera dhe të vjella

Provoni ta largoni nga ushqimi qumështin, sidomos atë të freskët. Produktet e përpunuara të qumështit si jogurtin ose gjalpin, trupi i përballon më lehtë. Gjithashtu, është shumë më i tretshëm qumështi i dhisë se ai i lopës, edhe pse në treg sot ka edhe qumësht të lopës pa laktozë, pikërisht, për personat me këtë problem.

Ekziston një thënie e cila thotë: “Qumështi thithet, dhe nuk pihet”, që do të thotë se ai është i dedikuar vetëm për foshnjat.

Organizmi i personit të rritur më vështirë e tretë atë, kështu që një pjesë e nutricionistëve besojnë se nuk ka nevojë që ai të pihet, por që kalciumi të konsumohet përmes ushqimeve të tjera si bajamet, lakra e gjelbër, sardelet, spinaqi, farat e susamit. Përveç ushqimit, i rëndësishëm është edhe aktiviteti fizik për eshtra të fortë dhe të shëndetshëm.