Mëngjesi që rekomandojnë ekspertët e dietave, për humbjen e dhjamit të barkut

Ky është një mëngjes i shëndetshëm dhe i shijshëm, sepse përmban vitamina dhe minerale që përmirësojnë lëkurën tuaj dhe flokët, normalizojnë metabolizmin dhe forcojnë trupin.

Lifestyle

27/06/2017 00:44

Plus, në qoftë se konsumohet çdo ditë, ky mëngjes do t’ju ndihmojë të eliminoni toksinat dhe të humbisni kilet nga zona e barkut shumë shpejt.

Pas konsumimit të kësaj përzierje të shëndetshme për një muaj, do të vini re se pesha e tepërt do të reduktohet, kryesisht në zonën e barkut.

Ja çfarë ju duhet: – 300 ml kefir (ose kos të ulët¬yndyrë) – 2 lugë çaji tërshërë – 1 lugë fara liri – 1 lugë kakao pluhur – 5¬7 kumbulla të thata Përgatiteni që në mbrëmje që të jetë gati për mëngjes.

Hidhni ujë të valuar (rreth 100ml) mbi kumbullat e thara. Mbulojeni enën me kapak dhe lëreni për 5¬10 minuta.

Ndërkohë, shtoni tërshërën, farat e grimcuara dhe kakaon në një tas. Shtoni kosin dhe përziejini mirë. Pritini kumbullat imët, shtojini tek përbërësit e tjerë dhe përziejini deri sa të përfitoni një pure.

Recetën e përgatitur mund ta konsumoni në mëngjes dhe të shijoni benefitet e saj. Konsultohuni në fillim me mjekun, nëse ndonjë nga përbërësit ju bën reaksion. /Lajmi.net/