Mëngjesi përrallor i Afërdita Dreshajt! E lumtur pranë bashkëshortit

Po vazhdon të rrëmbej vëmendjen e shtypit mediatik.

ShowBiz

19/08/2018 11:14

Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Afërdita Dreshaj ka nisur pushimet ku kësaj radhe ka zgjedhur qytetin e dashurisë, Venedikun, shkruan lajmi net.

Imazhet dhe videot e llojllojshme nuk mungojnë as nga ana e saj e cila shfaqet tejet atraktive dhe mëse në formë. Mëngjesi përrallor shihet të jetë pranë bashkëshortit, Jakub Kindl me pamje nga deti.

Kujtojmë që në qershor të këtij viti, Afërdita dhe Jakub e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni në Miami(Florida). Italia është destinacioni i dytë i pushimeve të këngëtares Dreshaj. /Lajmi.net/