Mëngjesi në Australian Open

Me temperaturat e larta që kanë shkaktuar telashe në rrjedhën normale të Grand Slam turneut të tenisit, Australian Open, në rrjete sociale kanë filluar të publikohen fotografi të ndryshme që tregojnë klimën ekstreme që është duke mbretëruar në qytetin e Melbournit. Temperaturat e larta deri në 42 gradë celsius, deri më tani gjatë garës kanë…

Sport

16/01/2014 15:40

Me temperaturat e larta që kanë shkaktuar telashe në rrjedhën normale të Grand Slam turneut të tenisit, Australian Open, në rrjete sociale kanë filluar të publikohen fotografi të ndryshme që tregojnë klimën ekstreme që është duke mbretëruar në qytetin e Melbournit.

Temperaturat e larta deri në 42 gradë celsius, deri më tani gjatë garës kanë shkaktuar alivanosje të tenistëve dhe një mbledhësi të topave, derisa britaniku Andy Murray paralajmëroi se dikush mund të pësojë nga sulmi në zemër për shkak të kushteve të tanishme.

Mirëpo, dëshmia më e mirë për temperaturën e lartë në Melbourne është kjo fotografi e publikuar në Instagram që tregon se mund të përgatisni vezë në fushë.