Mëngjes si ky i Orinda Hutës! Shtatzënë por nuk ndalet..

Orinda Huta dhe gazetari i njohur Turjan Hyska do bëhen prindër për herë të parë.

ShowBiz

16/06/2018 10:09

Lajmin e kishte konfirmuar vetë moderatorja e cila u shfaq me barkun e rrumbullakosur në një nga emisionet shqiptare, shkruan lajmi net.

Ndërkaq, ajo vazhdon të jetë aktive në rrjetet më të frekuentuara sociale ku publikon imazhe nga më të ndryshmet.

Një video që ka ndarë me ndjekësit në Instastory, e shfaq Orindën gjersa bën palestër, edhe pse ajo tashmë është shtatzënë.

Mesa duket kjo gjë e bën të ndjehet më mirë prezantuesen nga Shqipëria, mbase edhe mund të jetë pak e rrezikshme.

Orinda Huta me Turjan Hyskën ishin në qendër të vëmendjes në muajin korrik të vitit 2017, pasi kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. /Lajmi.net/