Menez mbërrin në Milano

Përforcimi i ri i Milanit, Jeremy Menez ka mbërritur në Itali për t’ju nënshtruar testeve mjekësore, para nënshkrimit të kontratës me Rossonerët. Ai është i lumtur që do të luajë në San Siro.

Sport

11/06/2014 22:57

Jeremy Menez ka mbërritur në Milano për t’ju nënshtruar testeve mjekësore para nënshkrimit të kontratës me Rossonerët.

Menjëherë pas aterimit, tanimë ish futbollisti i Paris Saint-Germain, është shprehur i lumtur që do t’i bashkohet gjigantit nga San Siro.

“Jam shumë i lumtur, dua të fitoj me këtë fanellë ashtu siç kam bërë me PSG. Pse pikërisht në Milan? Sepse është një skuadër e madhe, përveq se një klub i madh. Shpresoj vërtetë të arrijë të jap kontributin tim”, deklaroi Menez.

Menez do t’i bashkohet Milanit si futbollist i lirë pas skadimit të kontratës së tij me kampionin e Francës.

Ai ka përvojë në Serie A pasi pikërisht nga Italia, nga Roma, kaloi në PSG.

“Dallimi mes Menezit të Romës dhe atij të sotmit? Do ta shihni në fushë”, u shpreh ai.

Menez rikthehet në Itali, me shpresën se në Milan do të arrijë të ringjall karrierën e tij.