Menduh Thaçi bën homazhe te varri i Arbën Xhaferit

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot ka bërë homazhe tek varri i Arbën Xhaferit në Tetovë, në shenjë përkujtimi të pesëvjetorit të ndarjes nga jeta të ish-liderit dhe themeluesit të kësaj partie.

Lajme

15/08/2017 14:14

Arben Xhaferi u nda nga jeta pasditen e 15 gushtit 2012 në moshën 64-vjecare. Ai ra në gjendje kome për gati 7 ditë dhe shkak u bë një hemorragji cerebrale në tru, që pati mbrëmjen e 8 Gushtit rreth orës 21:00 në banesën e tij në Tetovë.

Ish kryetari i PDSH-së, Arbër Xhaferi, vuante nga sëmundja e Parkinsonit, që ishte edhe shkak për tërheqjen e tij nga aktivitetet partiake.

Arbër Xhaferi lindi në qytetin e Tetovës më 24 janar të vitit 1948.