Menduan se ishte shtatëzënë, por nuk doli ashtu

Një vajzë e re nga Peruja, ka shpëtuar nga një masë e madhe tumori që ksihte në barkun e saj dhe që shkonte 16 kilogramë. Mjekët lajmëruan se operacioni rezultoi me sukses.

Lifestyle

13/02/2017 20:06

Pacientja 22 vjecare, Irianita Rojas Rasma, u transferua në një spital në Lima. Ajo ngjante sikur të ishte shtatzënë por në fakt ajo nuk priste një fëmijë. Në bark kishte një masë tumori të jashtëzakonshme, që origjinën e kishin që nga vezoret por më pas i kishte prekur të gjithë barkun, brenda një periudhe prej 8 vitesh, transmeton lajmi.net

Operacioni ishte i suksesshëm dhe shefi i spitalit, Luis garica, që u kujdes për 22 vjecarem, tha se Rojas ishte në kushte të mira shëndetësore dhe tashmë duhet të kujdeset për shërimin sa më të shpejtë.

“Tumori ishte gati 50 cm në diametër, peshonte 16 kg e 400 gr. Ishte njësoj sikur ajo të ishte shtatzënë por dyfish në peshë. Sigurisht që ajo nuk mund të flinte rehat. Ajo flinte prej vitesh vetëm në anë sepse sasia e madhe e tumorit e pengonte edhe në frymëmarrje. Tumori fillimisht u krijua në vezore dhe u rrit dalëngadalë ndër vite në të gjithë barkun” tha Garcia./Lajmi.net/

WlBzeQKl lHRR6Dsl