Mendonte se ishte ushqim, hëngri një kovë çimento (Foto)

Kur një kinezi i është thënë se gabimisht gishte gëlltitur çimento, ai menjëherë kishte nxituar për një spital për të shpërlarë zorrët.

Fun

21/06/2015 16:06

Një i dehur nga Kina sigurisht se ishte shumë i uritur, pasi ai kërkonte diçka për të ngrënë. Policia në Nanjing në provincën Jiangsu, ishte njoftuar se një njeri po mundohet të hajë nga një kovë të mbushur plotë më çimento.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, burri ishte munduar ti shpjegojë policisë së është i “uritur si një ujk” pas një nate që e kishte kaluar i dehur në një lokal nate.

kinezi 2Burri i paidentifikuar kishte vërejtur një kovë në rrugë duke menduar se brenda saj ka ushqim, por asnjëherë nuk kishte besuar se ajo do të jetë plotë me çimento, transmeton lajmi.net

Por në momentin që kuptoi se kishte gëlltitur çimento, ai menjëherë kishte nxituar për një spital për të shpërlarë zorrët.

Mjeku i cili po e shëron ka deklaruar se burri ka pasur shumë fat, pasi që çimentoja e freskët në barkun e tij ka mundur të jetë fatale për të. (lajmi.net)