Mendoni pozitivisht që të jetoni më gjatë

Një studim nga Universiteti Queensland ka zbuluar se mendimet pozitive mund të përmirësojnë sistemin tuaj imunitar dhe të ju ndihmojnë që të jetoni më gjatë.

Lifestyle

17/09/2014 01:07

Hulumtuesit në departamentin e psikologjisë në këtë universitet, zbuluan se njerëzit e moshuar të cilët ishin fokusuar në informacione pozitive, ishin më të prirur për të qenë më të lumtur dhe më të shëndetshëm, transmeton Lajmi.net.

“Përveç faktit që njerëzit shpesh mendojnë se jeta e mëvonshme është e mërzitshme dhe pikëlluese, të moshuarit janë shpesh më pozitivë se njerëzit e rinjë”, tha kryesuesja e hulumtimit Elise Kalokerinos. 

“Hulumtimi ynë sugjeron se fokusimi i të moshuarve në informacione dhe mendime pozitive i bën ata që ta mbrojnë shëndetin e tyre”.

Studimi kishte përfshirë 50 njerëz të moshave 60-90 përgjatë dy viteve. Pjesëmarrësve u ishin shfaqur fotografi pozitive dhe negative, ku më pas ata ishin pyetur për to dhe funksioni i sistemit të tyre imunitar ishte testuar gjithashtu duke bërë disa testime në gjak.

Hulumtimi tregoi se pjesëmarrësit të cilët i kujtonin më shumë fotografitë pozitive se ato negative shfaqën funksion më të mirë të sistemit imunitar përgjatë dy viteve, transmeton Lajmi.net.

Kështu që studiuesit thonë se nëse fokusoheni në informacione pozitive në vend të atyre negative, ju do të keni një jetë më të gjatë dhe një shëndet më të mirë.