Mendoni para se të pini: kaloritë e alkoolit mbesin në belin tuaj

Që të gjitha pijet alkoolike duhet të fajësohen për kontributin e tyre në trashje tek njerëzit, pasi që të gjitha përmbajnë kalori, thuhet sipas një mjeku në Mbretërinë e Bashkuar.

Lifestyle

04/05/2015 16:23

Fiona Sim nga Shoqata për Shëndetin Publik, shkruan se ata të cilët pinë alkool për çdo ditë, marrin 10% të kalorive të tyre të përditshme nga alkooli, ku shumica e njerëzve nuk janë në dijeni nga kontributi i alkoolit në konsumin e tyre të energjisë.

Edhe pse të dhënat e saj janë nga një anketë lokale, Sim ka absolutisht të drejtë në rolin e ‘heshtur’ të alkoolit në shtimin e peshës, transmeton Lajmi.net.

Mungesa e informacionit rreth përmbajtjes energjike të pijeve alkoolike është duke kontribuar në një nënvlerësim të energjisë së konsumuar.

Duke pasur parasysh ekuilibrin në mes të “energjisë brenda” dhe “energjisë jashtë”, është e rëndësishme që të jeni të vetëdijshëm se alkooli vlen pothuajse aq sa yndyra në aspektin e energjisë që siguron, transmeton Lajmi.net.

Dhe, mënyra më e mirë për të mos u trashur dhe për të mos përfunduar këto kalori në belin tuaj, është që t’i evitoni pijet alkoolike.