‘Mendoj se Messi do ta fitojë Topin e Artë’

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic është i bindur se bashkëlojtari i tij, Lionel Messi do ta fitojë Topin e Artë, pasi e meriton ta bëj një gjë të tillë.

Sport

08/12/2014 13:55

Rakitic ka thënë se Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, duke shtuar se do të jetë ai njeriu që do ta fitojë Topin e Artë edhe në këtë sezon.

“Është e pabesueshme ajo çfarë bën ai. Ne të gjithë duhet ta mbështesim atë”, tha ish-lojtari i Sevilla për media.

“Ai është lojtari më i mirë në botë dhe lojtari më i  mirë në historinë e futbollit”, vazhdoi mesfushori kroat.

“Ne mundemi vetëm të shijojmë mënyrën sesi luan Messi futboll dhe mendoj se ai do ta fitojë Topin e Artë në këtë sezon”, përfundoi Rakitic.

Messi ka shënuar 13 gola në 14 ndeshje të zhvilluara në La Liga gjatë këtij sezoni, duke shënuar gjithashtu dhe shtatë gola në pesë ndeshje në Ligën e Kampionëve.