Mendoi se ishte shtatzënë, por kur shkon në spital e kupton se kishte vetëm pak orë jetë

Ishte i frikshëm transformimi i kësaj gruaje, brenda një muaji, duke u shëndoshur në mënyrë të pabesueshme. Bëhet fjalë për Kathryn Murphy, gruaja e cila fillimisht mendoi se ishte shtatzënë pas fryrjes së barkut, dhe bëri testet të cilat i dolën negative.

Lifestyle

10/11/2017 14:51

Pas kësaj, kur ajo shkoi në spital dhe bëri të gjitha kontrollet, mësoi lajmin shokues.Mjekët i thanë se barku i ishte fryrë si pasojë e një forme të rrallë të hepatitit nga e cila ishte prekur dhe se kishte edhe disa orë për të jetuar, nëse nuk do të kryente urgjentisht një transplantim të mëlçisë.

Mjekët i thanë se barku i ishte fryrë si pasojë e një forme të rrallë të hepatitit nga e cila ishte prekur dhe se kishte edhe disa orë për të jetuar, nëse nuk do të kryente urgjentisht një transplantim të mëlçisë.

27-vjeçarja u diagnostikua me hepatit autoimun, shkaku i të cilit është i panjohur

Përveç kësaj Kathryn, nga Skocia, gjithashtu kishte edhe cerozë të mëlçisë, shkatërruar nga hepatiti.

E sëmurë rëndë, ajo kishte të vjella dhe nxirrte gjak ndërsa në 30 dhjetor të vitit të kaluar, ra në gjendje kome të detyruar në spitalin e Edinburgut.

Ndërkohë, prindërit e saj u paralajmëruan se, nëse nuk do të kryente transplantim, i kishin mbetur edhe disa orë jetë.

Fatmirësisht, transplanti i mëlçisë u krye nga një dhurues anonim.