Mendoi se fitoi 43 milionë dollarë, iu ofrua vetëm një darkë me biftek! (Foto)

Një nënë e katër fëmijëve që mendonte se fitoi 43 milionë dollarë në një kazino në New York ka përfunduar me asgjë, përveçse me një ofertë për një darkë me biftek.

Fun

02/11/2016 12:05

Katrina Bookman, momentin e fitores së Jackpotit e kishte dokumentuar me anë të një selfie, duke qeshur, përpara një ekrani të aparatit të kazinos, përcjell Telegrafi.

w3

Në ekranin me të cilin ajo ishte fotografuar shkruante: “Duke u printuar tiketa: 42,949,672.76 dollarë”.

Bookman kishte thënë se ajo menjëherë filloi të mendojë se si shuma masive e parave të gatshme do të ndihmonte familjen e saj, pavarësisht nga dhjetëra njerëz që festonin rreth saj, në kazinon e New Yorkut.

Por, gëzimi i nënës së katër fëmijëve do të ishte jetëshkurtër, raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ajo rrëfen se ishte larguar nga kazino nga personeli, më pas për tu kthyer të nesërmen për të parë rreth vendimit të kazinos.

Kur ajo u kthye në kazino, përgjigja që ajo mori në pyetjen se sa kishte fituar ishte: “Ju nuk fituat asgjë”.

Kjo për faktin se sipas zyrtarëve të kazinos, aparati ishte prishur.

w2

Aparati në të cilin ajo kishte fituar, ofronte si shumë më të madhe të fitimit 6500 dollarë.

Dhe në vend se t’i ofroheshin paratë që mendoheshin si të sajat, kazinoja i ofroi asaj vetëm një darkë me biftek.

Edhe Komisioni i Lojërave të Fatit të New Yorkut ka konfirmuar se aparati nuk kishte funksionuar si duhet, prej kur edhe ishte larguar nga kazino.

Pavarësisht nga kjo, avokati i Bookman thotë se nënës së katër fëmijëve të paktën duhet t’i jepej shuma maksimale që ofron aparati nëse fiton. E Bookman thotë se do ta padisë kazinon.