Mendoi se e gjeti dashurinë, por u braktis posa e mori tunizianin në Angli

Patricia, një pensioniste 65 vjeç, me aftësi të kufizuara thotë së është shkatërruar pas martesës me 26-vjeçarin tunizian.

Bota

28/03/2015 20:11

I riu e kishte braktisur menjëherë pas kishte mbërritur në Angli, vend ku edhe jeton e moshuara. Patricia ndihej e vetmuar dhe kështu që vendos t’i shkruajë një saiti të specializuar për takime. Pas kësaj ajo kontaktohet nga 26-vjeçari Mondher, rezident në Tunizi. “Ishte emocionuese. Mendoja se kisha gjetur një person me të cilin do të kaloja pjesën tjetër të jetës sime. Gjatë bisedave tona të para, ai ishte shumë i ëmbël. Tre javë më pas nisi që të më thoshte që ishte dashuruar me mua. Kërkonte shpesh që të shkoja me pushime në Tunizi. Mendoja se mes ne të dyve kishte dashuri. Fakti që ishte më i ri, më bënte të ndihesha mirë”, tregon Patricia.

Edhe pse e sëmurë, pas 6 muajsh gruaja mori avionin dhe shkoi për të kaluar pushimet me të riun Mondher. Ajo thotë se sapo është takuar me 26-vjeçarin, ra menjëherë në dashuri. “Pas 5 ditësh qëndrimi në Tunizi, ai më kërkoi që të martoheshim menjëherë. Mendova se meqë e doja, mund ta bëja këtë gjë. Më thoshte se do më trajtonte si princeshë. Ditën që u martova, më dukej vetja sikur isha në qiellin e shtatë”, tregon Patricia. Por ëndrra e saj shumë shpejt u kthye ne ankth sepse Patricia u detyruar që të ktheheshe në Britaninë e Madhe, pa bashkëshortin. Tetë muaj pasi arriti që t’i siguronte Mondherit një vizë turistike, vuri re që bashkimi i tyre nuk ishte i lumtur, ashtu siç shpresonte pensionistja.

“Ai nuk komunikonte kurrë. Ndihesha e lënë pas dore. Sa herë që telefonoja vajzën time, ai gjente një justifikim për tu grindur me mua. Martesa jonë nuk shkonte fare mirë. Pasi shpenzova mijëra sterlina për pushime në Tunizi, unë refuzova që të paguaja edhe 2 mijë të tjera, për t’i rinovuar vizën turistike Mondherit. Menjëherë pas kësaj ai tha se gjithçka kishte mbaruar dhe që do të transferohej tek miqtë e tij në Portsmouth. U shkatërrova tërësisht dhe ndihesha sikur ai më kishte përdorur dhe ishte tallur me mua”, përfundoi pensionistja. (Gazeta-shqip)