Mendimi i tifozëve të United për Adnanin

Tifozë të Manchester United janë duke shprehur mendimet e tyre të ndryshme për Adnan Januzajn, i cili ka startuar në disa ndeshjet e fundit për skuadrën e tij.

Sport

03/11/2014 21:14

Tifozët e Manchester United janë duke shprehur mendime të ndryshme nëpër rrjetet sociale për superyllin e skuadrës së tyre Adnan Januzajn.

Shumica prej tyre mendojnë se ai është talent i madh dhe kuptohet mjaft mirë me sulmuesin e skuadrës Van Persien. Ai është më i mirë se Di Maria sa i përket bashkëpunimit me sulmuesin holandez.

Sidoqoftë, ka edhe shumë nga ata që mendojnë se Januzaj është lojtarë i mbivlerësuar. Ai nuk e ka treguar mirë vetën e tij, në këto ndeshjet e fundit edhe pse Van Gaal i ka dhënë atij mundësi për një gjë të tillë.

Mbetet të shihet nëse ai do të shkëlqejë në ndeshjet e ardhshme, ashtu siçn bëri në disa ndeshjet në sezonin e fundit nën drejtimin e David Moyes.

Disa të tjerë thonë se Zaha do të bënte më mirë se Januzaj këtë sezon te Manchesteri, dhe Van Gaal është dashur ta huazonte mesfushorin në ndonjë skuadër tjetër, teksa ta mbante Zahan.