Menaxheri që e zbuloi Messin: Coutinho nuk vlen 160 milionë euro

Josep Maria Minguella nuk beson se përforcimi i ri i Barcelonës, Philippe Coutinho vlen 160 milionë euro.

Sport

10/01/2018 09:02

Josep Maria Minguella, menaxheri që e zbuloi Lionel Messin nuk beson se përforcimi i ri i Barcelonës, Philippe Coutinho vlen aq sa çmimi i paguar për të.

Klubi katalan pagoi 160 milionë euro për transferimin e yllit brazilian nga Liverpool.

Por, Minguella dyshon nëse Coutinho vlen një shifër kaq të lartë, përcjell “lajmi.net”.

“Coutinho nuk vlen 160 milionë euro. Ai është lojtar i mirë, i cili do ta përmirësojë skuadrën, por nuk mund të vlejë aq sa klubi pagoi për të”, ka thënë ai.

Madje, sipas tij as Dembele nuk vlen 140 milionë euro. /Lajmi.net/