Menaxheri më i mirë p’ej krejtve, nuk është më i Era Istrefit!

Menaxheri më i mirë p’ej krejtve – kështu e quajti dikur Erllod Belegun derisa po qëndronin në Amerikë, këngëtarja Era Istrefi, por duket se edhe këtij bashkëpunimi i erdh fundi, pasi bëhet e ditur se këngëtarja Istrefi ka mbetur pa menaxher

ShowBiz

10/03/2015 11:30

Gjithë ato plane dhe marrëveshje të bëra, si duket u tretën në ujin e oqeanit Atlantik. Pikëpamjet e ndryshme dhe mos përputhja e planifikimit të karrierës së saj bëri që Era Istrefi të kërkoj një menaxher të ri. Transmeton prive.al

Ajo tashmë është duke shikuar opsionet se kush nga menaxherët kosovarë do ia mbush syrin që ta marrë atë nën drejtim.

Ndërkaq, Era momentalisht po shijon suksesin e këngës 13 dhe është në përgatitje të një këngë të re. Lajmi.net