Menaxheri i Tottenhamit, tifoz i Arsenalit

Ai ka luajtur gati 100 ndeshje për Tottenhamin dhe ka kaluar vjetët e fundit duke punuar me të rinjtë e klubit, para emërimit në postin e menaxherit, muajin e kaluar. Por, derisa Tottenham rrjedh në gjakun e Tim Sherwood, lidhjet me tij me rivalin nga Londra veriore, Arsenal, nuk duhet të harrohen. Sherwood nuk e…

Sport

04/01/2014 15:52

Ai ka luajtur gati 100 ndeshje për Tottenhamin dhe ka kaluar vjetët e fundit duke punuar me të rinjtë e klubit, para emërimit në postin e menaxherit, muajin e kaluar.

Por, derisa Tottenham rrjedh në gjakun e Tim Sherwood, lidhjet me tij me rivalin nga Londra veriore, Arsenal, nuk duhet të harrohen.

Sherwood nuk e ka mbajtur të fshehtë faktin se u rrit si tifoz i Arsenalit, e madje qarkullojnë njoftime se kishte biletë sezonale në Highbury për shumë vjet.

Dhe, para takimit të sotëm me Arsenalin në FA Cup, tifozët në Emirates Stadium janë përkujdesur që t’i ngacmojnë ata të kundërshtarit, Tottenham, duke shpalosur një transparent me një deklaratë nga Sherwood që e konfirmon se është përkrahës i tyre.

Ky transparent u shfaq fillimisht në ndeshjen kundër Cardiffit por do të qëndrojë në stadium edhe sot për të ngacmuar tifozët e Tottenhamit dhe Sherwoodin, para ndeshjes.