Menaxheri i Pjanicit ka një lajm të keq për tifozët e Juventusit

Fali Ramadani ka njoftuar ekipin kampion nga Serie A se dëshiron t’i konsiderojë propozimet për klientin e tij.

Sport

21/07/2018 09:20

Miralem Pjanic është i gatshëm t’i vlerësojë ofertat për largim nga Juventus.

Menaxheri i tij i ri, Fali Ramadani ka njoftuar ekipin kampion nga Serie A se dëshiron t’i konsiderojë propozimet për klientin e tij.

Mediat italiane raportojnë se ekziston një interesim i madh për blerjen e Pjanicit, gjatë këtij afati kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Chelsea, Manchester City dhe Barcelona janë tri klubet që kanë shfaqur interesim të madh për blerjen e Pjanicit. /Lajmi.net/