Menaxheri i Ozilit zbulon emrin e klubit me të cilin janë në bisedime

E ardhmja e Mesut Ozil pritet të jetë ende në Arsenal.

Merkato

12/10/2017 07:21

Mesut Ozil nuk do të largohet nga Arsenal.

Pas shumë spekulimeve në lidhje me të ardhmen e tij.

Menaxheri i mesfushorit gjerman ka bërë të ditur se është në bisedime me Arsenalin për vazhdimin e kontratës së Ozilit.

“Takimet me Arsenalin për vazhdimin e kontratës janë duke vazhduar dhe po shkojnë mirë”, deklaroi Erkut Sogut për “Fanatik” në Turqi, përcjell “lajmi.net”.

Ozil zgjoi interesim nga klube të ndryshme evropiane pasi ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin nga Emirates Stadium. /Lajmi.net/