Menaxheri i “Kobra City” përballet me Gjykatën

Prokurorja e Prokurorisë së Prizrenit, Nazan Shero, ka kërkuar një muaj paraburgim për Dibran Hoxhën.

Lajme

20/06/2018 18:33

Hoxha është arrestuar dje nga Policia e Prizrenit nën dyshimin për lëndim të rëndë trupor.

Ridvan Hoxha ishte në arrati që nga e shtuna.

Prokurorja Shero tha se ekziston dyshimi i bazuar se Dibran Hoxha në bashkëpunim edhe me dy persona të tjerë, që tashmë veç gjenden në paraburgim, ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.

Avokati i Hoxhës, Avni Berisha, e ka kundërshtuar masën e paraburgimit duke thënë se nuk ekziston rreziku për përsëritjen e veprës penale dhe se dy familjet janë pajtuar mes vete dhe dje klienti i tij vetë është dorëzuar në Polici.

“Ai bashke me mua është lajmëruar në polici në stacionin në Lubizhdë- Prizren. Klienti im Dibrani para Policisë e ka pranuar veprën penale dhe është menaxher i një restoranti me emrin “Kobra city” dhe klienti im ka identitet dhe e kundërshtoj masën e paraburgimit që po e kërkon Prokuroria”, tha avokati.

Avokati kërkoi një masë më të lehtë dhe tha se janë të gatshëm të hynë me masën e dorëzanisë.

KALLXO.com raportoi nga momenti i sjelljes së Dibran Hoxhës në Gjykatë.