Menaxheri i Khabib e quan prostitutë McGregorin

Që nga 6 tetori, është duke vazhduar lufta verbale në mes të kampit të Conor McGregorit dhe atij të Khabib Nurmagomedov.

Sport

16/10/2018 11:12

Në përleshjen verbale në mes të dyja kampeve, tani është futur edhe menaxheri i Khabib Nurmagomedov, Ali Abdelaziz.

Abdelaziz e ka quajtur McGregorin një prostitutë, për veprimet që i bëri gjatë ndeshjes.

“Ai (McGregor) po flet për rimeç, por si t’i japim atij një rimeç, ai është një k**vë”, ka thënë menaxheri i Khabib, përcjell “lajmi.net”.

“A e dini se çfarë me çmend – jo kur flet për mua apo Khabibin, e injoroj, por kur ai thotë në ring se është vetëm biznes. Unë e kamë thënë se ai është një prostitutë dhe e them sërish se ai është një prostitutë”, ka përfunduar Ali Abdelaziz. /Lajmi.net/