Menaxheri i futbollistit të Real Madridit sulmon Dembelen (FOTO)

Volker Struth ka kritikuar përforcimin e ri të Barcelonës, Ousmane Dembele.

Sport

14/09/2017 09:57

Menaxheri i mesfushorit të Real Madridit, Toni Kroos, Volker Struth ka kritikuar përforcimin e ri të Barcelonës, Ousmane Dembele.

Struth ka sulmuar Dembelen për sjelljen e tij në rrugën e largimit nga Borussia Dortmund për te gjiganti katalan, gjatë afatit kalimtar të verës. “Nëse do të ma bënte mua, do të ndahesha prej tij”, u shpreh ai, përcjell “lajmi.net”.

Dembele erdhi te Barcelona si përforcim i madh për sezonin e ri pas shitjes së sulmuesit brazilian Neymar te skuadra e Paris Saint-Germain. /Lajmi.net/